283 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar me gjoba deri në 3000 lekë nga Policia Rurgore, për shkak të mospërdorimit të jelekut fosforeshent në kushtet e errësirës.

Policia thotë se duke marrë shkas nga ankesat e qytetarëve për shkeljet që kryejnë drejtuesit e motomjeteve, kryesisht ata që ofrojnë shërbime shpërndarjeje, janë hartuar një planë masasg vetëm kontrollin e motomjeteve.

Përveç dokumenteve të nevojshme dhe sjelljes së drejtuesve të motomjeteve, në raport me rregullat e qarkullimit në rrugë, është ushtruar kontroll për sistemet e tjera të nevojshme, përfshirë edhe pajisjet e nevojshme për dallueshmërinë e kësaj kategorie mjetesh, gjatë qarkullimit në kushtet e erresirës.

Në këtë kuadër, nga kontrollet parandaluese të ushtruara në funksion të planit të masave, janë verifikuar dhe proceduar 325 drejtues motomjetesh, nga të cilët:

10 drejtues motomjetesh të modifikuara, të cilët ishin të papajisur me leje drejtimi;

32 drejtues motomjetesh, për mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim;

283 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të jelekut fosforeshent në kushtet e errësirës.