Pas denoncimit në polici për zhdukjen prej dy ditësh, është gjetur vajza 16-vjeçare nga Maliqi. Ditën e djeshme nëna denoncoi se ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer, ndërsa pas publikimit të lajmit në media, ajo është gjetur sot.

Mësohet se vajza ka qenë në Durrës, ndërsa prindërit kanë arritur të flasin në telefon ditën e sotme, pasi siç është shprehur vajza, dje i ishte fikur telefoni sepse nuk kishte bateri.  

Nëna me inicialet V.R. është kthyer në shtëpi me vajzën 16 vjeçe K.R.