Në sheshin “Skënderbej” janë mbledhur disa qytetarë te cilët kanë nisur të protestojnë për vrasjen e Klodian Rashës, teksa Policia ka nisur t’i shpërndajë ata.
Mes tyre është dhe aktivisti Genc Sejko, i cili pati dhe një debat me një nga efektivët i cili i kërkoi të shpërndaheshin.
Ata ishin mbledhur fillimisht aty për të vijuar më pas drejt Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë.
Ndërsa Genc Sejko u shpreh se protesta është e drejtë qytetare.
Debati:
Sejko: Nëse jeni në shërbim shërbejini njerëzve pra
Polici: grumbullimet nuk lejohet
Sejko: kjo është një e drejtë e qytetarëve
Polici: Po të flas me qytetari
Sejko: Nuk largohemi ne. A folëm për dhunë, ja kjo është policia, ne kemi dalë e po rrimë. Ai thotë shpërndahuni. Nuk po provokon njeri!





