Bashkia e Rrogozhinës ka kallëzuar penalisht në Prokurori, anëtarët e KQZ-së dhe KZAZ-së së këtij qyteti për mos lirimin e ambienteve në përputhje me dekretin e Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve.

Në shkresën e firmosur nga kryetari Beqir Nuredini theksohet se: Kallëzim i veprës penale “shpërdorim detyrë dhe kundërshtim të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, dhe mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme, të parashikuar nga nenet 248 dhe 325 të Kodit Penal. Bashkia Rrogozhinë në zbatim të dekretit të Presidentit, i dërgoi shkresë KZAZ-së dhe i kërkon të lirojë ambientet e qendrës kulturore, si dhe ndërprerjen e të gjitha afishimeve e listave në ambientet në pronësi të bashkisë. Është konstatuar se pavarësisht kërkesës së bërë nga ana jonë për lirimin e menjëhershme të ambienteve në pronësi të Bashkisë Rrogozhinë, nga ana e KZAZ nr.43 nuk është bërë lirimi i këtyre ambienteve".