Angli, 11 shtator 2014 –  Mario Balotelli nuk vishet dot. Ky është titulli që iu kemi servirur javën e shkuar dhe që lidhej me problemin e italianit në veshjen e jelekut të stërvitjes. Por kësaj rradhe SuperMario shfaq probleme në veshjen e diçka tjetër.

Sulmuesi italian, që i kushtoi Liverpoolit plot 16 milionë sterlina gjatë merkatos së verës, e ka patur shumë të vështirë të veshë të shkurtrat gjatë stërvitjes me "The Reds" në "Melëood Training Center".

Siç shihet edhe në fotot e mësipërme, teksa skuadra e Brendan Rodgers kishte nisur stërvitjen SuperMario merrej ende me pantallonat.

Një gjë e tillë Balotellit i ka ndodhur edhe te Milani, edhe te Kombëtarja italiane gjatë "Euro 2012".

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/