TIRANE, 5 tetor 2013 – Partia Demokratike ka ditë që po ankohet ndaj emërimit të femrave në pozicione të rëndësishme të administratës shtetërore.
Qeveria e re ka vendosur rekord duke emëruar si asnjëherë në historinë e shtetit shqiptar kaq shumë femra në krye të institucioneve.
Por kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi, është ankuar në Varshavë, në një takim të Grave të PPE, se gratë janë më të rrezikuara nga ajo që e quan ‘fshesa politike’ e Edi Ramës.
Tani këta nuk kuptohen, i duan apo jo gratë në krye të punëve?





