Krahas Dua Lipas e cila rrëmbeu dy çmime në "Grammy Awards", një tjetër këngëtare shqiptare, Bebe Rexha ishte nominuar në dy kategori në Grammy Awards.
Por Bebe nuk fitoi asnjë çmim në eventin e madh muzikor që u mbajt në Staples Center në Los Angeles më 10 shkurt. Në një postim në Instagram, Bebe shkruan se ishte e nderuar që ishte pjesë e Grammy-t dhe se për të, fitorja janë nominimet.
"Faleminderit Grammy Awards për mbrëmjen më të mrekullueshme dhe nderin që isha e nominuar në dy kategori me artistë kaq të talentuar dhe të respektuar. Sonte jam në një festë mes ‘një fituesje dhe humbësje’ sepse për mua fitorja janë nominimet."





