Darcey Kelly është një vajzë e re britanike, 19 vjeç që vuan nga një sëmundje e rrallë, sindromi i Ehlers-Danlos, e cila e pengon atë të bëjë edhe lëvizjet më të thjeshta në përditshmërinë e saj. Sëmundja i shkakton dhimbje ekstreme në nyjet e saj, të cilat janë aq të brishta për të lëvizur.
19 vjeçarja e lindur në Elstree, Hertfordshire, në lindje të Anglisë, nuk mund të ngrejë asnjë peshë dhe madje as të hapë një shishe ujë me dorë e saj. Ajo tregon për mediat britanike se momentin e saj më të vështirë e ka pasur kur kishte lënë takim me të dashurin e saj për të kryer marrëdhënie seksuale por nuk ja kishte dalë dot mbanë nga dhimbjet e forta që kishte pësuar.
"Unë isha shumë e re, dhe hera e parë kur kryen marrëdhënie seksuale është gjithmonë problematike, por për mua kjo ishte edhe më keq”, tha 19 vjeçarja.
Sëmundja është e trashëguar dhe ajo tregon se si ajo është e prekur edhe motra dhe vëllai i saj, por Darcey është ajo që e ka më të përparuar këtë sëmundje.
"Në një ditë të keqe mund të kem deri në 20 herë dhimbje që më detyrojnë mua të qëndrojë edhe e shtrirë në shtrat, por një ditë të mirë unë mund ta kalojë vetëm me vetëm 5-6 herë”, tha Kelly Darcey e cila për fat të keq shpesh herë duhet të përdorë edhe trajtime në spital.
Megjithatë 19-vjeçarja ende nuk është mposhtur nga sëmundja e saj, “Mendoja se prej 18 vjetësh mund të isha në një karrocë invalidësh, por në vend të saj unë mund të eci ende vetë”.





