Pas rrëfimit të babait të Anxhelina Petros, Aleko Petro, që vrau vajzën e tij në Korfuz më 31 dhjetor dhe më pas e groposi, të tjera detaje për vrasjen makabre, zbulohen nga i dashuri i saj afgan.
Në një bisedë me televizionin grek "Skai.gr", afgani ka treguar se një javë para se Anxhelina të vritej nga babai, ai i kishte propozuar që të martoheshin. 30-vjeçari afgan thotë se përveç babait, Anxhelina ishte qëlluar edhe nga xhaxhai i saj.
"Isha si burri i saj. I kisha propozuar për martesë një javë para krimit. Fatkeqësisht nuk mundëm. Një herë e qëlloi edhe xhaxhai në shtëpinë e babait të saj. Më kërcënuan edhe mua që të ndaheshim, por dashuria jonë ishte e madhe. Ajo vajzë kishte përballuar një tirani të madhe", -tha i dashuri i saj.





