Banorët e pallateve në plazhin e Golemit protestuan sot për zaptimin e plazhit nga hotelet e ndërtuar rishtaz në vijën bregdetare. Hotelet kanë vendosur shezlonge në të gjithë hapësirën e rërës duke mos zbatuar ligjin për të lënë 20% të sipërfaqes për t’u përdorur si plazh publik.
Në këto kushte, banorët nuk mund të vendosin dot çadrat e tyre, pasi kanë hyrë në konflikt me pronarët e hoteleve.
Ata kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë për të krijuar hapësirat e nevojshme ashtu siç e parashikon ligji i miratuar nga qeveria për menaxhimin e plazheve.
Banorët shprehen se kanë nga dhjetë deri në pesëmbëdhjete vite që kanë blerë hyrje në plazhin e Golemit dhe Shkëmbin e Kavajës, por nga ky vit nuk kanë mundësi të bëjnë pushime, pasi plazhi është zaptuar tërësisht nga subjektet private.
K.H.





