Pasi bllokuan për rreth gjysmë ore të dyja akset e autostradës, qytetarët e Durrësit i janë drejtuar bashkisë.

Ata ndaluan pak çaste aty ku e nisën dhe më pas nga stacioni i trenit marshuan drejt rrugës “Egnatia”.

Një varg i gjatë njerëzish kaluan rrethrrotullimin përballë qendrës tregtare “Flagship Center” dhe rrethrrotullimin pranë “EHW”, ndërsa momentalisht ndodhen në bulevardin kryesor të qytetit, bulevardin “Dyrrah” me sytë nga bashkia e qytetit bregdetar.