Pavarësisht kritikave të shumta që merr, Kryeministri Edi Rama nuk ndalet në postimin e fotomontazheve ironizuese lidhur me kandidatët e PD-së.

Pas fotos që ngjalli reagime të forta, teksa ironizonte ish-kandidatin për bashkinë e Tiraneës Halim Kosovën, sot Rama ka postuar një tjetër fotomontazh.

Në qendër të saj janë dy kandidatët demokratë, Florion Mima që garon në Durrës, dhe Tritan Shehu që është i pari në listën e Gjirokastrës.