Gjermania shënon të tjera shifra të larta të pandemisë, edhe pse këtë javë hyri në fuqi karantina kombëtare që synon frenimin e ritmeve të larta të përhapjes së koronavirusit.
Instituti Robert Koch, organizmi më i lartë i mbikëqyrjes dhe parandalimit të sëmundjeve virale në vend njoftoi për rekordin më të ri negativ të infektimeve ditore prej mbi 33 mijë e 700 rastesh. Rekordi i fundit u shënua 1 javë më parë.
24-orëshin e fundit u shënua po ashtu shënua shifra e dytë më e lartë e vdekjeve ditore nga kronavirusi, 813 raste. Rekordi u shënua të mërkurën, ditën e hyrjes në fuqi të karantinës kombëtare me gati 1 mijë vdekje ditore.
Shifra e dytë më e lartë e vdekjeve ditore u shënua edhe në Shtetet e Bashkuara me gati 3 300 raste, një ditë pas rekordit me më shumë se 3.600 raste.
Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel dhe Kryeministri spanjoll Pedro Sançez u vendosën në karantinë, pasi gjatë javës së fundit ishin takuar me Presidentin francez Emmanuel Macron i cili rezutoi i infektuar me COVID-19.
OBSH u bëri thirrje qytetarëve në mbarë botën të qëndrojnë në shtëpi nëse munden gjatë Krishtlindjes pasi rreziku i infektimit me COVID-19 vijon të jetë shumë i lartë.