Një tjetër tërmet u ndje në Durrës e Tiranë këtë të enjte.
IGJEUM ka regjistruar së paku 10 goditje tërmeti, duke nisur nga ora 00:48 e ditës së sotme, ndërkohë që lëkundja e fundit e tërmetit është regjistruar në orën 13:03 me magnitudë ishte 3,5 dhe epiqendra te Gjiri i Lalzit.
Lëkundjet vijnë pasi ditën e djeshme, në orën 11:01, një pjesë e territorit të Republikës së Shqipërisë u lëkund nga një tërmet me fuqi 6 ballë. Epiqendra ishte Gjiri i Lalzit, në zonën e Durrësit.
Fuqia e tërmetit u ndje shumë sidomos në Durrës dhe në Tiranë.





