Shënohet tërmeti i radhës për muajin tetor në Durrës pas lëkundjeve të njëpasnjëshme të shtatorit të këtij viti.

Sipas të dhënave të IGJEUM, një tërmet me mangitudë 3.2 ballë ka rënë mëngjesin e sotëm në orën 01:55.

Nga të dhënat paraprake mësohet se epiqendra ka qenë në detin Adriatik, 17 km në veri të Durrësit, me thellësi 35 km.

Një ditë më parë, një tërmet me mangitudë 2.8 ballë është shënuar në orën 14:31, ndërsa më 1 tetor me magnitudë 3 ballë.

Kujtojmë që në Durrës lëkundjet sizmike kanë qenë të vazhdueshme pas tërmetit të fuqishëm të 21 shtatorit me magnitudë 5.8 ballë.