Sërish regjistrohet një lëkundje sizmike e fortë në Greqi. Një tërmet me magnitudë 4.7 i shkallës Rihter ka goditur Greqinë në orën 00:18 të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë 15 km në veri të Igumenicës. Thellësia ishte 25 km, por lëkundjet ishin të forta sa u ndjenë deri në juglindje të Elbasanit. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.
Gjatë muajit gusht, Greqia eshte goditur nga disa termete te forte. Më 22 gusht një tjetër tërmet me magnitudë 4.7 i shkallës Rihter goditi vendin fqinjë. Epiqendra ishte në afërsi të Patras. Ndërsa më 17 gusht tërmeti me magnitude 5.2 i shkallës Rihter goditi ishullin e Hydrës, në Greqi. Sipas EMSC, thellësia e tërmetit ishte 83 km. Lëkundjet u ndjenë edhe në zonat e tjera si: Cikladas, Kretës, Atticës, Argolida dhe Laconia.





