Bitcoin po fiton terren, ndërsa kriptomonedha më e madhe në botë arriti në 43 mijë dollarë për herë të parë që prej muajit prill 2022, të mërkurën.
Çmimi i Bitcoin u ngjit me gati 4 për qind në rreth 44 mijë dollarë sipas Coin Metrics, duke fituar shumë terren krahasuar me pak ditë më parë, ndërsa entuziasmi për ETF-të e Bitcoin po shtohen në SHBA.
Fitimet e vlerës së ditës së martë e dërgojnë Bitcoin 160 për qind më lart që nga niveli më i ulët i vitit 2023. Ether u rrit me 1.6 për qind në 2,263 dollarë, një rritje me 88 për qind për vitin 2023.
Në javët e fundit kriptomonedha më e madhe në botë po prek rekorde të reja vjetore. Gjatë fundjavës për herë të parë kapërceu kufirin e 40 mijë dollarëve ndërsa hera e fundit që ishte në këtë nivel ishte prilli 2022.
Optimizmi rreth aprovimit të mundshëm të një ETF-je Bitcoin në SHBA ka qenë forca kryesore shtytëse e vlerës së kriptomonedhës. Ekziston një konsensus i gjerë se ETF-të Bitcoin do të marrin dritën jeshile në 2024-n nga autoritetet Amerikane.