Një tjetër sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar në zonën e Skraparit. Policia ka sekuestruar një sasi prej 325 kilogramë kanabis gjatë një operacioni në fshatin Potom.

“Në vendin e quajtur “Xhamia e vjetër”, u gjetën brenda një magazine (ish rezervat) 17 thasë me  peshë 325 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Strukturat e Policisë Berat kanë shoqëruar 5 banorë të zonës dhe kanë filluar hetimin për disa prej tyre, por për shkak të ruajtjes së veprimeve hetimore nuk bëhen të ditur gjeneralitetet e tyre”, sqaron policia.

Ndërkohë vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.