DURRES– Presidenti i Teutës, Edmond Hasambelliu nuk ka të ndalur, teksa ka bërë goditjen e radhës, ku së fundmi ka zyrtarizuar mesfushorin Bledar Hodo. Ky i fundit është një lojtar që ka dalë nga shkolla e futbollit durrsak, por vitet e fundit ka shëtitur në disa klube.

Së fundmi Hodo aktivizohej me skuadrën e Tomorrit. Ky është afrimi i pestë, përveç talenteve të reja, që i janë shtuar rradhëve të Teutës gjatë merkatos së dimrit.

Hodo cilësohet si një mesfushor me aftësi mjaft të mira në përdorimin e topit, por për një vend titullari do t’i duhet të rivalizojë me mjaft mesfushorë të tjerë. Me afrimin e mesfushorit Hodo Teuta e mbyll merkaton e dimrit dhe synon tashmë të realizojë objektivin e trajnerit të ri Gugash Magani dhe drejtuesve të klubit për të fituar kampionatin.