Selena Gomez dhe Hailey Bieber kanë ndezur sërish thashethemet për një përplasje të fshehtë, pasi ndjekësit vunë re se të dyja nuk ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram.

Ky detaj, ndonëse i vogël në pamje të parë, ka mjaftuar për të ndezur një valë të re spekulimesh rreth marrëdhënies së tyre, e cila prej vitesh është nën syrin e publikut dhe mediave rozë.

Gomez, 32 vjeç, dhe Bieber, 28, janë përpjekur në raste të ndryshme të shuajnë aludimet për ndonjë konflikt mes tyre, duke theksuar se nuk ka asnjë armiqësi personale. Madje, ato janë shfaqur edhe në disa momente publike që synonin të qetësonin rrjetin, por si duket, interneti nuk e ka harruar dot të kaluarën.

 Spekulimet rreth një rivaliteti të mundshëm shpesh lidhen me Justin Bieber, i cili është bashkëshorti i Hailey-t dhe njëkohësisht ish-i dashuri i gjatë i Selenës. Meqë të dyja nuk kanë komentuar ende për këtë “unfollow” të ndërsjelltë, fansat kanë marrë frenat e interpretimit në dorë, duke sjellë teori të ndryshme për atë që mund të ketë ndodhur pas kuintave.