Aktori Donald Veshaj ka reaguar për herë të parë në lidhje me ndarjen e tij nga këngëtarja Beatrix, romancë që nisi brenda mureve të shtëpisë së Big Brother Vip. Por sapo çifti doli jashtë shtëpisë, duket se lidhja e tyre u ndërpre.
Beatrix i dedikoi edhe projekte muzikore për të gjithë situatën që u krijua, por Donaldi dukej se e kishte mendjen tek ish e dashura, Bora Zemani.
Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Më lër të flas”, kur moderatori dhe aktori u pyet se pse erdhi ndarja e fundit, Donaldi u përgjigj shkurt duke thënë: “Nuk ngjitëm”.
Ndërkohë, përflitet se Donaldi është rikthyer sërish me Borën, historia e të cilëve bën zhurmë edhe sot.