Në fakt, njerëzit janë të vetmet krijesa të cilat zgjedhin ta shmangin gjumin si dhe të qëndrojnë zgjuar ose të flenë kur duan ata, pa qenë në sinkron me trupin.
Mungesa e gjumit dhe impakti që ka në psikologjinë dhe shëndetin tonë mund të akumulohet ndër vite pa u vënë re duke kompromentuar shëndetin dhe mirëqenien tonë në mënyra të ndryshme. Impakti afatshkurtër sigurisht vepron më shpejt dhe më dukshëm.
Është e vështirë të dalësh për vrap apo të shkosh për palestër kur je i lodhur. A ndiheni ndonjëherë më harraq se gjyshja juaj, e cila vazhdon ju kujton se duhet të flini më shumë mbasi ju sheh të përgjumur gjithë kohën?
Ashtu sikurse marrim një gotë me ujë kur jemi të etur, duhet të jemi të gatshëm t’i përgjigjemi edhe trupit tonë kur truri bërtet DUHET TË FLE GJUMË. Kjo është thirrja së cilës duhet t’i përgjigjemi, jo thirrjes së radhës në telefon.
Pasojat e humbjes kronike të gjumit (të mbështetura nga fakte shkencore) mund të shkaktojnë:
– Shtim në peshë dhe obezitet
– Funksionim të dobët të trurit
– Dëmtime të kujtesës
– Dëmtime në gjykimin moral
– Probleme me humorin që përfshijnë irritimin dhe të qenurit vulnerabël ndaj stresit
– Dhimbje koke, të cilat mund të jenë shenjë e një çrregullimi të gjumit si insomnia apo apnea.
– Predispozim ndaj sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit, etj.
– Humbje të qelizave të trurit.
Lajmi i mirë është se; në qoftë se i përgjigjeni dëshirës tuaj për gjumë, duke e bërë gjumin prioritet, ka shumë gjasa se nuk kanë për t’ju ndodhur çrregullimet e lartpërmendura.





