Plot 14 skuadra Europiane nuk njohin ende humbjen në kampionatet elitare të vendeve të ndryshme, në këtë sezon të ri futbollistik. I veçantë është fakti se në këtë listë bën pjesë edhe skuadra shqiptare e Teutës, që në 12 javë kanë arritur të sigurojnë 4 fitore dhe 8 barazime duke e mbyllur vitin kalendarik të pamposhtur.
Në këtë listë bëjnë pjesë edhe emrat e mëdhenj si Milani, Gllasgou Rejnxhërs, Olimpiakos, Sportling Lisbonë, Shahtjor Donetsk, etj.
Lista e plotë e ekipeve pa humbje
- Gllasgou Rejnxhërs – Skoci (20 fitore 2 barazime)
- Crevena Zvezda – Serbi (17 fitore 2 barazime)
- Sarajevo – Bosnia Hercegovina (13 fitore 6 barazime)
- Shamrok Rovers – Irlandë (15 fitore 3 barazime)
- Milan – Itali (11 fitore 4 barazime)
- Ferencvarosh – Hungari (12 fitore 2 barazime)
- Olimpiakos – Greqi (11 fitore 2 barazime)
- Slavia Pragë – Çeki (11 fitore 2 barazime)
- Shahtjor Donetsk – Ukrainë (8 fitore 5 barazime)
- Sporting Lisbonë – Portugali (10 fitore 2 barazime)
- Teuta- Shqipëri ( 4 fitore 8 barazime)
- St Joseph – Gjibraltar (7 fitore 1 barazim)
- Europe – Gjibraltar (7 fitore 1 barazim)
- La Fiorita – San Marino (5 fitore 0 barazim)





