Vijojnë telashet për ish-yllin e NBA-së, Lamar Odom, i cili po përballet me probleme financiare. Odom është dëbuar nga një rezidencë luksoze në Los Anxhelos, për shkak të një qiraje të papaguar në vlerën e 45 mijë dollarëve.

Sipas dokumenteve nga gjykata, Odom kishte bërë një marrëveshje verbale për qira mujore me kompaninë “Executive Recovery Group Inc” në dhjetor 2024, duke rënë dakord për një shumë prej 15,000 dollarësh në muaj. Por, ish-basketbollisti nuk e ka paguar qiranë për muajt janar, shkurt dhe mars të këtij viti. Pasi Odom kishte injoruar disa paralajmërime, gjykata e urdhëroi të largohej nga shtëpia luksoze në fundin e prillit.

Përveç dëbimit, 45-vjeçari përballet edhe me kërkesa ligjore për kompensim financiar, përfshirë shpenzimet gjyqësore dhe dëmshpërblim për qiranë e papaguar. Kujtojmë se Odom ka ftuar dy tituj kampion në NBA me Lakers, ndërsa gjatë karrierës së tij ka arkëtuar mbi 115 milionë dollarë. Pas tërheqjes nga basketbolli, ai po kalon një periudhë të vështirë, ndërsa në vitin 2015 pati edhe një mbidozë droge.