Me stinën e bukur të verës, jo gjithnjë ekziston dëshira për t'u mbyllur në palestër. Nga ana tjetër duhet të jemi në formë për kostumin e banjos, ndaj kemi disa këshilla për ju se si të kryeni lëvizje për të mbajtur trupin në formë, pa qenë nevoja të mbylleni në një palestër.

Duhet fare pak: një gjysmë ore ushtrimesh fizike në park në fund të ditës, duke shfrytëzuar orët më të freskëta dhe dritën e ofruar nga netët e para të verës, mbase në shoqëri të mikeshave, të cilave mund t'i dedikoheni për t'u rikthyer në formë.

Shkallët dhe hapat: Janë zgjidhja më e mirë për të humbur peshë

Ekspertët thonë në çdo rast: Mënyra ideale e stërvitjes për të gjithë, është ecja  të paktën 30 minuta në ditë.

Përdorimi i shkallëve në vend që të merrni ashensorin është një ide shumë e mirë për të djegur kalori, për të tonifikuar këmbët dhe të ndihmon në tonifikimin e vitheve.

Shrytëzoni familjen

 Kush ka fëmijë e di mirë që të luash me ta, është një gjimnastikë e mrekullueshme.

Të vegjlit kanë energji të pashtershme dhe të luash me ta mund të jetë një ushtrim fizik me itensitet të lartë.

Nëse nuk keni fëmijë, por mbani një kafshë shtëpiake, është e njëjta gjë përsa i përket stërvitjes.

Qentë, përshembull vlerësojnë më shumë një shëtitje të këndshme sesa atë daljen në të ftohtë për nevojat e tyre, apo do preferonin shumë ndonjë lojë të zhvilluar në park.

Do ju jetë shumë mirënjohës, ashtu si edhe silueta juaj.

Biçikleta

Keni menduar ta përdorni si mjet transporti biçikletën?

Nëse do të keni mundësi të udhëtoni me biçikletë, në vend të makinës apo transportit publik, atëherë zëre se e bëtë palestrën për ditën.

Dy rrotaku mund të transformohet në miken tonë më të mirë: përdoreni sa më shumë të jetë e mundur për spostimet tuaja, do ju rikthejë në formë dhe nga ana tjetër do jeni mike e mirë me ambientin.

Litari

Një stërvitje e shkëlqyer dhe e thjeshtë për t'u praktikuar është hedhja me litar.

Teknika është e njëjtë me atë që përdornim kur ishim fëmijë.

Qëllimi është të arrijmë të hidhemi 100 herë pa ndërprerje dhe mbi të gjitha pa sforcim.

Por, për këtë duhet ta nisim gradualisht: në fillim bëjmë më pak hedhje, aq sa mund të përballojmë dhe gradualisht e rrisim numrin e tyre ditë pas dite.

Të hidhesh me litar është një ushtrim aerobik i kompletuar, i cili tonifikon, përmirëson frymëmarrjen dhe reagon në mënyrë të shkëlqyer në sistemin cardivaskular.

Stoli

Guruja i fitnessit është ai që quhet “bench workout”, apo ndryshe përdorimi i një stoli të thjeshtë nga ata që gjenden parqeve të qytetit, për t'u mbështetur dhe për të bërë gjimnastikë.

Mund të përdoret si mbështetëse për ushtrimet tonifikuese të këmbëve, si 'step' për t'u ngjitur dhe zbritur dhe për të gjitha ushtrimet në të cilat përdoret stoli i palestrës.

Nuk mbetet gjë tjetër, vetëm për përdorim fantazinë për të krijuar rutinën tonë personale të stërvitjes.