Moderatorja e njohur Arbana Osmani së bashku me stafin e saj së fundmi ka udhëtuar drejt Barcelonës.
E sigurisht nuk kishte si të mugonte dhe regjisori, që përflitet kaq shumë si i dashuri i saj, Eduart Grishaj.
Edhe pse çifti akoma nuk e ka pranuar lidhjen, për sytë e publikut duket se lidhja mes Eduart Grishajt dhe Arbana Osmanit nuk ka më vend për dyshime.
Vetë çifti po e tregojnë hapur pëlqimin dhe dashurinë për njëri-tjetrin.
Moderatorja ka ndarë një pozë në rrjete sociale, por Eduart Grishaj s'i ka rezistuar dot bukurisë së Arbanës.
“Më e bukura e Barcelonës”, shkruan regjisori, shoqëruar me një emoji zemrash.





