Një incident është regjistruar në Itali, ku autoritetet kanë arrestuar një 36-vjeçar shqiptar për shkak të zjarrvënies së apartamentit të ish-partneres së tij.

Ai dyshohet se ka përdorur lëndë djegëse pas një sherri të fundit me ish-partneren.

Ngjarja ndodhi disa ditë më parë në “Corso Ho Chi Min” dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale. Të dy u lënduan dhe u dërguan në spitalin Guzzardi, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, pas daljes nga spitali, u dërgua në burgun e Raguzës dhe mbahet nën mbikëqyrje të autoriteteve gjyqësore.

Konfliktet e vazhdueshme dhe ndarja që shqiptari nuk pranonte dyshohet të kenë qenë shkaku i ngjarjes.