Klubi i Çelsit, e ka dënuar portierin Kepa Arrizabalaga pas incidentit të ndodhur në finalen e “Carabao Cup”.

Gardiani i bluve nuk pranoi të zëvendësohej nga trajneri dhe si pasojë atij i është hequr paga për një javë. Kjo pagë e hequr do t shkojë në fondin e donacionit të klubit.

Kujtojmë që veprimi i portierit të Çelsit bëri një bujë të madhe në media, teksa nuk u prit aspak mirë dhe nga tifozët e klubit londinezë.