Bella Thorne thotë se Charlie Puth ka gënjyer publikisht për lidhjen e tyre pasi ajo refuzoi që të shkonte  me të.

Aktorja e deklaroi këtë përmes një komenti në një postim për anëtaren e grupit të Little Mix, Jade Thirlëall ku thuhej se ajo nuk do të bashkëpunojë më “kurrë” me Puth.

“Epo dua të them… ai gënjeu gjithë botën për mua dhe nisi një zinxhir urrejtjeje. E gjitha sepse unë s’pranova…të shkoja me të”, shkroi 27-vjeçarja.

Thorne dhe Puth patën një lidhje të shkurtër në dhjetor të vitit 2016, pasi aktorja u nda me Tyler Posey. Çifti u panë në Miami duke u puthur dhe morën pjesë në Jingle Ball të iHeartRadio, ku ai i kushtoi një këngë.

Gjërat u ftohën pas disa javësh kur këngëtari e akuzoi se ajo po e tradhtonte duke deklaruar se aktorja s’i kishte dhënë fund lidhjes së mëparshme para se të vazhdonte me të.

Në disa postime që tani janë fshirë, Puth thoshte se Thorne e kishte  futur në një trekëndësh dashurie.  “S’mund ta besoj çfarë po lexoj. Nuk mund të luash kështu me zemrën e askujt dhe unë s’do të futem në  mes të kësaj”, shkroi ai.

Puth nuk e përmendi aktoren me emër, por i kërkoi falje Posey duke e bërë të qartë për kë ishin  postimet. “Nuk e njoh Tyler personalisht, por e di që ai s’duhet të trajtohet kështu. Ajo më tha që s’ishin më bashkë. Këto i dëgjoj edhe unë për herë të parë.”

Bella i mohoi akuzat e tij dhe tha se ajo e Tyler ishin ndarë para dy javësh, ndërsa me Charlie ishin thjesht miq.

Pas kësaj historie, të dy kanë nisur lidhje të reja dhe ngjarja s’ishte përmendur më deri në këtë moment.