Amadu Latif do të largohet nga Teuta në fundin e sezonit. Sulmuesi ganez nuk ka qenë në planet e trajnerit Bledi Shkëmbi, teksa në shumicën e ndeshjeve ka ngrohur stolin ose ka përfunduar në tribunë.

Lajmi për largimin e Latif në fundin e sezonit, konfirmohet edhe nga mediat ganeze, të cilat shkruajnë se 25-vjeçari ndihet i zhgënjyer dhe nuk po trajtohet mirë nga klubi durrsak.

Latif ka qenë forca kryesore e sulmit të Teutës në gjysmën e parë të sezonit duke shënuar 9 gola. Sulmuesi ishte shumë pranë transferimit te Dinamo e Brestit në muajin janar, por ky transferim dështoi në momentet e fundit.

Portali “ghanasoccernet.com” zbulon se Latif vazhdon të ndiqet nga klube në Bjellorusi, por fakti që nuk aktivizohet rregullisht ka dëmtuar shanset e tij për transferimin. Klubi durrsak i ka vënë një çmim prej 150 mijë euro kartonit të lojtarit, i cili ka edhe një vit kontratë me “djemtë e detit”.