Zërat e javëve të fundit janë konkretizuar dhe tashmë është konfirmuar emri i një tjetër banori që do t’i bashkohet shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 5”.
Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Kristi Lamaj, ka qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes së mediave rozë si një ndër kandidatët potencialë për këtë edicion.
Sipas burimeve të “Prive”, artisti jo vetëm që është kontaktuar nga produksioni, por e ka pranuar ftesën dhe pritet të jetë një nga surprizat e kastit të këtij sezoni që starton së shpejti.
Pjesëmarrja e tij pritet të sjellë dinamika interesante në shtëpi, duke shtuar kuriozitetin e publikut për rrugëtimin e tij në këtë format.





