18 Shtator 2014 – Një burrë në Britani i shpëtoi jetën bashkëshortes së tij vetëm sepse harroi t’i jepte puthjen e ditës së bijës. Phil Brace doli si çdo mëngjes nga shtëpia për të shkuar në punë, por rrugës u kujtua se nuk i kishte dhënë puthjen e mëngjesit vajzës së tij. I merakosur, Phil telefonon bashkëshorten, por shqetësohet teksa ajo nuk i përgjigjet thirrjeve të vazhdueshme. Phil shkon menjëherë në shtëpi dhe shikon gruan të rrëzuar rrëzuar në tokë pa ndjenja. Falë ndihmës së menjëhershme dhe njoftimit të urgjencës, 32-vjeçarja arriti të mbijetonte. Rachel Brace kishte pësuar mpiksje gjaku në tru e rrezikonte të humbiste jetën nëse nuk merrte mjekim në kohë.