Ishte përfolur shumë se ylli gjerman i futbollit Florian Wirtz do të zgjidhte një mes skuadrave të mirënjohura, Bajern Mynih apo Real Madrid, për të vazhduar karrierën e tij.

Sipas lajmeve që vijnë nga Gjermania, Florian Wirtz ka vendosur të injorojë ofertat e bujshme. Mesfushori ofensiv gjerman do të firmosë një kontratë të re me Bayer Leverkusen.

Gazeta “Kicker” raporton se lojtari i kombëtares së “Pancerave” i ka thënë “po” ofertës së “Aspirinave” për të rinovuar deri në qershor 2028, praktikisht me një vit më shumë.

Ai do të bëhet lojtari më i paguar në historinë e Bayer Leverkusenit, 10 milionë euro bruto. Pra, rreth 5 mln euro neto në vit. Shifër e lartë? Po, por Bajerni i Mynihut i kishte ofruar dyfishin.

Për më tepër, Wirtz kishte oferta edhe nga dy klube big në Europë, Real Madrid dhe Manchester City. Ai ka vendosur që të vijojë rritjen e tij personale në “Bay Arena” dhe kapërcimi i madh të ndodhë në një kohë më të vonshme.