Sikur të mos mjaftonte humbja ndaj Greqisë, në Kosovë ka shpërthyer çështja “Bernard Berisha”.

Mesfushori, i lënë në hijë në vitet e fundit me projektin e Bernard Shaland, ka vendosur të reagojë në mënyrën e tij, me një gjest drejt pankinës pas golit që shënoi kundër grekëve, gjest që nuk i ka pëlqyer trajnerit Bernard Shaland, sidomos pasi mësoi se Berisha pranoi se i drejtohej pikërisht atij.

“Unë e di pse e kam marrë këtë vendim, për mua ka bërë një punë të mirë si zëvendësues. Unë pres nga zëvendësuesit të sjellin diçka në lojë. Njëlloj ishte edhe kundër Moldavisë, sot ishte Berisha. Pas ndeshjes të gjithë themi se nuk ishte vendim i mirë, duhet ta pranoj këtë kritikë”, ishin fjalët e tij pas sfidës për “SuperSport”.

“Ishte mesazh për mua, por nuk e pranoj këtë mënyrë festimi. Ti më tregove që je këtu, je pjesë e ekipit, nuk ka nevojë për atë lloj festimi. Unë jam trajneri, s’mund ta pranoj këtë lloj festimi”, ishin fjalët e trajnerit.

Këto polemika shpërthejnë në momentin më të papërshtatshëm, pasi vetëm disa javë më vonë, përfaqësuesja do të mblidhet përsëri, për të përgatitur ndeshjen më të rëndësishme në historinë e saj, atë play-off kundër Maqedonisë së Veriut.