Nusret Gokçe, një ndër shefat më të famshëm të kuzhinës, duket se është përfshirë në disa telashe.

Më 18 shtator, Nusret hapi restorantin e tij më të ri në Boston, i cili fatkeqësisht u mbyll vetëm pak ditë më vonë për shkak të mosrespektimit të rregullave të Covid-19.

Pas një kontrolli nga inspektorët  u vu re se punonjësit e tij nuk mbanin maska në restorant dhe se nuk ishte respektuar distanca fizike mes klientëve.

Por nuk ishte i vetmi rregull ky i shkelur, por edhe ato të zjarrit dhe të shëndetit.

Restoranti ishte hapur pa leje shëndetësore dhe nuk kishte prova të një menaxheri për sigurinë e ushqimit.