Inspektorati Shëndetësor Durrës ka gjobitur sot dy subjekte në qytet pas kontrolleve për zbatimin e masave të qeverisë kundër përhapjes së COVID-19.

Mësohet se bëhet fjalë për një pikë rimbushje telefonike dhe subjekt market të cilët janë gjobitur me nga 500 mijë lekë të vjetra të dyja pasi nuk rezultuan konform rregullave.

Konkretisht:

  • Pikë rimbushje telefonike Albtelecom Sha Nipt J61824053N; shkelje e nenit 6 pika dh ligji 15/2016, masa administrative 500 000 lekë sipas Aktit Normativ nr.2 dt11.03.2020
  • Subjekti market me person fizike “Valentina Dafa” nipt K31529617V; shkelje e ligjit 7643 neni 26 pika 4.

Me urdhër të qeverisë, nga ora 13:00 e ditës së sotme deri të hënën në mëngjes në orën 05:00 gjithçka do të jetë mbyllur.

Në rrugë do të kenë akses vetëm forcat e policisë, ushtrisë, shërbimet shterërore dhe përfaqësues të kompanive mediatike ndërsa masat për shkelësit do të jenë të forta e s’do të ketë tolerime për askënd.