Ky është momenti kur një hipopotam i vogël rrezikoi jetën e tij për tu ndeshur me një luan vetëm për t’i ardhur në ndihmë nënës së tij të sëmurë.

Kjo skenë vërtet prekëse është filmuar në Parkun Kombëtar “Krueger” në Afrikën e Jugut nga regjisori Jennie Bekker.

Pamjet tregojnë hipopotamin e vogël i cili në vend që të largohej nga ngjarja për të mbrojtur veten, është zotuar që të ndeshet me luanin për ta larguar grabitqarin në drejtim të lumit Sabie.

Sipas regjisorit që filmoi gjithçka hipopotamët për shkak të kequshqyerjes së keqe nga thatësira e zonës, bëhen pre e lehtë për luanët.