Në Eindhoven, gjatë ndeshjes mes Holandës dhe Malit të Zi, një djalosh 13-vjeçar kaloi barrierat e stadiumit dhe u fut në fushën e lojës për të bërë një “selfie” me idhullin e tij, Memphis Depay.
Ky veprim i kushtuar shtrenjtë minorenit, pasi tani i është ndaluar hyrja në stadium për 5 vitet e ardhshme dhe është gjobitur me 350 euro.
Ky ishte incidenti i dytë brenda pak ditësh në kampin holandez, pasi një tjetër tifoz ndërhyri gjatë një interviste të Van Dijk, me këtë të fundit që nuk pranoi duke e larguar nga vetja.





