5 shtator 2015 – Nis nga Gjirokastra goditja e zyrtarëve që lejuan informalitetin. Tre zyrtarë të Drejtorisë së Tatimeve në Gjirokastër u arrestuan ndërsa një inspektore e verifikimeve në terren u shpall në kërkim. Ata akuzohen se nuk kanë raportuar gjetjen pa fatura të 230 pajisjeve të ndryshme shtëpiake në një biznes ku kishin shkuar për kontroll.

Të arrestuar janë: Andi Mëhilli, përgjegjës Sektorit te Verifikimeve ne terren ne Drejtorine Rajonale Tatimore Gjirokaster, si dhe dy inspektorët Spiro Muci dhe Gligor Kallavaresi. Po ashtu, u shpall në kërkim një tjetër inspektore e sektorit të Verifikimeve në Terren në Tatimet Gjirokastër, A.Gaba 29 vjeçe.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Gjirokastrës, tre zyrtarët e Tatimeve nuk kanë mbajtur procesverbal për gjetjen pa fatura të pajisjeve shtëpia në dyqanin e shtetasit me inicialet K.Xh në Këlcyrë.

/portali DurrësLajm/