18 maj 2015 – Shpëtim Gjika kryebashkiak i Vlorës do të jetë në gjykatë ditët e ardhshme. Prokuroria e Vlorës e akuzon atë për ndërtim të paligjshëm, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Gjika e ka dosjen e dytë atë që çoi prokuroria sot për gjykim, pasi pak muaj më parë u shpall i pafajshëm për tre ndërtime të tjera në Vlorë. Shpëtim Gjika nuk u kandidua nga e majta për bashkinë e qytetit bregdetar. Në ditët e fushatës së kolegut socialist, Gjika do të jetë i pandehur, bashkë me 4 persona të tjerë, vartës të tij dhe ndërtues.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





