Shoferët e furgonave dhe taksive në Korçë janë ngritur në protestë. Arsyeja që pretendojnë shoferët është se nuk po lejohen që të kthehen me pasagjerë.
Shoferët thonë se në 30 vite nuk kanë hasur problem të tillë, por javën e fundit rreth 60 shoferë janë gjobitur nga 5 deri në 25 mijë lekë të reja.
‘’ Jemi gjobitur, gjoba varion nga 50-250 mijë lek të vjetra. Kemi 30 vite me këtë punë, nuk kemi hasur probleme të tilla, që prej 1 jave bashkia së bashku me punonjësit e saj po na vendosin gjoba. Policia bashkiake ka ngritur postblloqe duke mos i lejuar të punojnë me të vetmen punë që çojnë të ardhura në familjet e tyre. Janë rreth 60 shoferë që kanë hasur së fundmi kë të problem.’’– thanë shoferët.





