Kryeministri Edi Rama nuk është paraqitur në seancën e sotme në Kuvend, ku pritej të kishte një interpelancë me opozitën.
Ndërkohë që seanca ka nisur me debate dhe Gazment Bardhi së bashku me deputetët e tjerë refuzojnë ta zhvillojnë me të deleguarën e Ramës, Elisa Spiropali, zbulohet se ku ndodhet kryeministri.
Rama, ka postuar një video në Facebook, dhe siç duket ndodhet në Durrës, në Porto Romano.
Shefi i qeverisë, i shoqëruar dhe nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, po prezanton para kompanve ndërkombëtare projektin për ndërtimin dhe financimin e Portit të Ri në Porto Romano.