Ato janë ndër mikeshat e rralla të ekranit që i kanë rezistuar kohës. 

Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu, pas kohe të gjatë mungese, janë parë në shoqërinë e njëra tjetrës.

Në foton e postuar nga Arbana, ato janë duke shijuar një shëtitje mes mikeshave ku si gjithmonë nuk mungon buzëqeshja.

Ende nuk dihet ‘fati’ i Arbanës për sezonin e ri televiziv. Ndërsa Xhemi mendohet se do të vazhdojë të jetë sërish pjesë e ‘Portokalli’.