Kryeministri Edi Rama ka vendosur ditën e sotme që në postin e këshilltarit për marrëdhëniet me Parlamentit të emërojë ish-deputetin Spartak Brahon.

Ky është një post i ri, i krijuar nga kryeministri Rama, ndërsa në mandatin e parë ka pasur një ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, ndërsa më pas u shkri.

Braho ka qenë më herë deputet i LSI-së, ndërsa në zgjedhjet e 25 qershorit kandidoi për PS-në, në pozicionin e 19-të në listën e Tiranës, duke mos u zgjedhur deputet.