5 deputetë të Partisë Socialiste, nuk morën pjesë në votimin e zgjedhjes së Kryeprokurores së Përgjithshme të Përkoshme, gjatë seancës së sotme parlamentare.
Një ndër ta ishte deputeti Musa Ulqini, i cili në një intervistë për Report Tv ka treguar edhe arsyen pse nuk votoi. Ulqini sqaroi se shkak i mungesës së votës së tij është bërë fakti se ai nuk kishte kartë, pasi ja ka marrë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
"Jam një nga ata që nuk votuan. Isha në pamundësi për të votuar, nuk kisha kartën. Kryemadhi më mori kartën të parit. Nuk votova sepse karta ime u hodh larg nga Kryemadhi."





