Ivan Gennaro Gattuso ndëshkon Rey Manajn, edhe pse futbollisti shqiptar ka mundur të shënojë dy gola në dy takimet e fundit të Pisas në Serinë B. Ish-lojtari i Milanit, ka mbetur i zhgënjyer nga sjellja egoiste e 20-vjecarit në seancat stërvitore të javës, duke mos e grumbulluar për takimin me Trapanin në trasnafertë.“Mungesa e Manajt? Më duhet të punoj me 24 futbollistë dhe nuk të komunikojmë me unë por me ne.

Një në një moment shumë të rëndësishëm dhe nuk më interesojnë aspak individë të vecantë. Nuk kam mllef ndaj askujt, ka nevojë për të gjithë, por prioritet mbetet grupi. Rregullat duhet t’i zbatojnë të gjithë, ndryshe do të shkosh të luash me miqtë në park.”Një shuplakë e fortë kjo e Gatussos për talentin kuqezi, që me sa duket e ka të vështirë t’i interpretojë udhëzimet ashtu sikurse kërkon trajneri. Para se të largohej nga Pescara në merkaton e dimrit, Manaj kartoni i të cilit zotërohet nga Interi, u përjashtua nga stërvitja nga ish-trajneri Massimo Oddo pas përfshirjes së tij në një zënkë gjatë stërvitjes.Futbollisti i lindur në Lushnjë nuk u përfshi në listën e kombëtares nga Gianni De Biasi për eliminatoren me Italinë dhe miqësoren me Bosnjën, megjithate mbetet një element premtues për përfaqësuesen kuqezi.