Një 50-vjeçar në Gjirokastër është arrestuar pasi nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës.
Shtetasi Alfred Meçani u arrestua ditën e djeshme nga shërbimet e stacionit të Policisë në Libohovë.
Konkretisht, sipas policisë, 50 vjeçari ka shkuar në banesën ku banon shtetasia E.M(nëna e tij), 68 vjeçe, banuese në Libohovë gjatë ditës së djeshme, duke shkelur urdhërin e mbrojtjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.





