Inspektorati Shtetëror Shëndetësor deklaron se ka realizuar 1605 inspektime për monitorimin e masave ndaj COVID-19 në 24 orët e fundit. Inspektorati ka vendosur 2 masa me gjobë për call-center dhe një pastiçeri, subjekte të cilat janë gjetur në shkelje.
ISHSH po ashtu ka marrë edhe një vendim të ndërmjetëm për pezullim të pjesshëm të aktivitetit në një fasoneri, teksa vijojnë çdo ditë kontrollet dhe monitorimet në terren për parandalimin e COVID-19 në të gjithë qarqet e vendit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon:
▪️Ruani distancën nga njëri tjetri;
▪️Mbani maska në ambientet publike ku nuk është e mundur të ruhet distanca;
▪️Ruani higjienën personale;
▪️Bizneset dhe institucionet të zbatojnë protokollet e sigurisë;
Mbroni veten dhe të tjerët në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e COVID-19.





