Zv.ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland ka dalë në një konferencë për mediat pas mbylljes së takimeve në Tiranë. Nuland u takua fillimisht me Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, më pas me kreun e opozitës, Lulzim Basha dhe në fund me Kryeministrin Edi Rama.
Nuland pas takimit me Ramën është shprehur se janë 91% e shqiptarëve që kërkojnë reformë në drejtësi dhe sipas saj kjo reformë është jetime për të ardhmen e Shqipërisë.
Ajo ka theksuar se ky muaj është moment i vështirë për demokracinë shqiptare.
“Ambasadori Lu u ka bërë palëve një propozim të ri për reformën. Propozimi i ri është në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias”, u shpreh Nuland. “Propozimi i ri është hibrid me ide nga qeveria dhe opozita.”





