Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha zhvilloi nje bisede telefonike me Ndihmëssekretaren amerikane te Shtetit, Viktoria Nuland e cila shprehu përgëzimet e saj për arritjen e marrëveshjes për reformën në drejtësi.

“Me qëndrimet dhe veprimet e tua ke dëshmuar se je një patriot për vendin dhe interesat e tij iu drejtua Nuland, Bashës”, thuhet ne komunikaten e shperdare nga PD. 

Ndihmessekretarja amerikane me tej theksoi se ky sukses nuk do të kishte qene i mundur pa lidershipin e treguar nga Basha.

http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=62&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fnuland-i-telefonon-bashes-ke-deshmuar-se-je-nje-patriot-per-vendin%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&cb=ae174eb373Kryetari i Partisë Demokratike shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën vendimtare të Nuland per arritjen e konsensusit dhe për vëmendjen dhe mbështetjen e palodhur e të jashtzakonshme të treguar që në ditën e parë të këtij procesi e deri në finalizimin e tij.

Basha shprehu vleresimin e jashtezakonshem dhe mirënjohjen për Ambasadorin Donald Lu i cili ka luajtur një rol kyç ne këtë proces te gjate, te mundimshem dhe te veshtire.

Basha theksoi se ky proces historik u mbyll me sukses, dhe duke garantuar standartet me te larta pikërisht nga mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që edhe një herë iu gjenden në krah Shqipërisë dhe shqiptarëve, si në ngjarjet e tjera madhore që nga shtetformimi, anëtarësimi në NATO dhe pavarësia e Kosovës.

“Sfida e ardhshme e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme do te kerkoje po keshtu nje angazhim dhe mbeshtetje te madhe te SHBA”, theksoi kryetari i opozites, i cili ka marre garancine nga Nuland per mbeshtetjen e SHBA.